Bayern Munchen edhe njëherë tjetër “i tregon vendin” Borussias së Dortmundit në “Allianz Arena”. Bavarezët fitojnë 4-0 dhe parakalojnë verdhezinjtë në krye të renditjes.
Ishte Lewandowski ai që hapi serinë e golave në 17’, pas një zhytje me kokë. Kaq ka mjaftuar për pjesën e parë, me Dortmund që nuk rrezikon shumë.
Në të dytën, Gnabry në 47’ dyfishon shifrat dhe stadium shpërthen. Por Bayern nuk do të ndalej këtu. Në 76’, Lewandowski shënon golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin. 16 gola për sulmuesin polak në Bundesliga, si asnjë tjetër në Europë.
“Pokerin” e golave do ta komplentonte autogoli i Hummels në 80’. Një fitore që vlen shumë edhe për trajnerin Hans Flick, që mund të qëndrojë deri në fund të sezonit.