MENU
klinika

Ndeshjet e katërta në grupe

Bayern perfekt në Champions, Juve triumfon në limit

06.11.2019 - 20:50

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në Champions League. Bayern Munchen ka fituar 2-0 në shtëpi kundër Olympiacos, me gola të shënuar nga Lewandowski në 69’ dhe Perisic 91’.

Bavarezët ishin pa trajner të parë, drejtuar nga Hans Flick në këtë mbrëmje, por morën maksimumin dhe tashmë gjenden në krye të grupit me 12 pikë të plota, duke u kualifikuar për më tej.

Juventus ka vuajtur përsëri ndaj Lokomotivës së Moskës. Në Torino ia doli ta përmbyste rezultatin 2-1 dhe po me të njëjtin rezultat fitoi edhe në Rusi.

Kampionët e Italisë shënuan të parët në minutën e katërt, me anë të Ramsey, ku më shumë ishte një dhuratë e portierit vendas. Por pas 7 minutash moskovitët barazojnë. Për të ardhur në limit, kur Costa realizon në 93’.

Me këtë rezultat, Juventus mban kreun me 10 pikë, por rrezikon ta barazojë Atletico e Madridit nëse mposht Leverkusen në ndeshjen e orës 21:00, që luhet në “Bayer Arena”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN