MENU
klinika

Champions League

Mbrëmje e çmendur, përmbysje spektakolare

05.11.2019 - 22:58

Një mbrëmje e rrallë është regjistruar në Champions League. Janë 3 ndeshje që janë përmbysur, duke dhuruar plot gola dhe spektakël në fushën e lojës.

Vëmendja kryesore ishte te Dortmund-Inter. Zikaltrit udhëhiqnin 0-2 në pjesën e parë, por në dytën janë përmbysur 3-2 nga gjermanët. E pabesueshme, por e vërtetë. Tani italianëve rrezikojnë shumë të eliminohen nga grupi.

Por akoma më spektakolare ishte sfida tjetër e ditës, Chelsea-Ajax. Holandezët i mbyllën 45 minutat e para 1-3, por Blutë e Londrës barazuan në 4-4 në të dytën, me miqtë që mbetën me 9 lojtarë.

Përmbysja tjetër ishte ajo në Valencia. Vendasit pësuan gol në pjesën e parë nga Lille. Nga 0-1, Valencia fitoi 4-1 në fund, duke qenë në lojë për kualifikimin pasi ndeshja tjetër e grupit përfundoi në barazim.

Napoli bën një hap fals në shtëpi. Salzburg e ndal në 1-1 dhe italianët humbin kreun e grupit, sepse Liverpool nuk gabon me Genk, duke fituar 2-1, edhe pse vuajtën jo pak për tri pikë.

Ndërsa Lyon i kthen borxhin Benfica-s, duke e mposhtur 3-1. Francezët kapin vendin e dytë dhe kanë shanse reale për të kaluar grupin, ku mund të mjaftonte edhe një fitore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN