MENU
klinika

Kombëtarja U-17

Beqiri shpall listën: Paraqitje sa më dinjitoze

04.11.2019 - 12:56

Trajneri i Kombëtares U-17, Elvin Beqiri, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në FSHF, ku ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për turneun zyrtar kualifikues të UEFA-s për grupmoshën U-17.

Ky turne do të zhvillohet në Portugali dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e 8, së bashku me portugezët, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Ndeshjet e këtyre eliminatoreve do të zhvillohen në datat 13-19 nëntor 2019.

“Kemi 1 vit që po punojmë me këtë brez lojtarësh dhe jemi munduar të gjejmë lojtarët më cilësor. Në mënyrë që të përfaqësohemi sa më mirë në turneun zyrtar të UEFA-s, që do të zhvillohet në Portugali në datat 13-19 nëntor.

Sa u përket gjëndjes së lojtarëve dhe paraqitjes së tyre, gjej rastin të falenderoj federatën dhe sektorin e ekipeve kombëtare për kushtet dhe mundësitë, në grumbullimet që kemi zhvilluar.

Kryesorja në këtë turne për ne si U-17, është paraqitja sa më dinjitoze dhe sigurisht kjo lidhet edhe me rezultatin në fushën e blertë. Ne jemi kërkues pasi i njohim vlerat dhe cilësitë e skuadrës, i kemi situr mirë të gjitha prurjet derisa kemi ardhur në këtë skuadër.

Objektivi ynë është që futbollistët t’i dërgojmë hap pas hapi nga kombëtarja aktuale tek U-19, e deri tek kombëtarja A” – ka përfunduar Beqiri fjalën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN