MENU
klinika

Shkurton distancën

Bie nga froni Vlorë-Brindizi, risitë që sjell trageti i ri

23.11.2019 - 12:49

Linja e re e tragetit Vlorë-Brindizi ka dhënë efektin e parë. Çmimi i biletave për udhëtarët drejt Italisë ka rënë me 20 %.

I pranishëm në mbërritjen e tragetit të ri që do të nisë udhëtimet që këtë të shtunë, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri e cilësoi këtë një lajm të mirë për qytetarët.

“Menjëherë e ka dhënë efektin mesa jam informuar nga agjencitë përkatëse me në një ulje drastike të çmimeve. Kjo është një e mirë për qytetarët shqiptarë, qytetarët e Vlorës që zgjedhin portin e këtij qyteti për të udhëtuar drejt Italisë.”– tha Gjiknuri.

Linja e tragetit Vlorë-Brindizi ndër vite është denoncuar nga udhëtarët si më problematiket në Shqipëri.

Por autoritetet presin që konkurrenca tashmë e lire të ndikojë në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve

“Ka qenë shqetësim i madh për qytetarët vlonjate. Natyrshëm ka pasur një konkurrencë të fortë, shumë pengesa dhe fatkeqësisht Vlora ka pasur një transport të mjerueshëm detar”– shtoi Gjiknuri.

Por veç biletës më të lirë, trageti i ri me një kapacitet prej 1000 pasagjerësh dhe 150 dhomash pritet të shkurtojë në 4 orë udhëtimin nga Vlora në Brindizi.