MENU
klinika

Flet zv.trajneri i Kombëtares

Bulku sqaron çështjen e Xhakës dhe të Grezdës

22.11.2019 - 09:23

Zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, që e ka drejtuar Shqipërinë në një ndeshje, atë në Andorra, ku ekipi fitoi 3-0, ka sqaruar në emisionin “Pressing” çështjen e Taulant Xhakës dhe Eros Grezdës.

“Nuk ka asgjë me Xhakën, është keqinterpretuar sepse nuk flet me trajnerin. Por në fakt ai nuk flet italisht, flet vetëm anglisht dhe gjermanisht. Me lojtarët që nuk flasin italisht, komunikojmë unë dhe Salihi.

Xhaka ka komunikuar me mua menjëherë pas ndeshjes. Më tha kam një tërheqje në kofshë e mjekët më kanë komunikuar që të mos udhëtoj për shkak dëmtimi që të riaftësohem. Fola me trajnerin dhe Xhaka qëndroi të riaftësohej.

Grezda ka qenë me ekipin, trajneri ka bërë skemat e tij dhe ai mendonte se duhej të luante titullar. Meqë nuk do të luante, tha nëse mund të largohej. Trajneri i dha leje” – u shpreh Ervin Bulku./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN