MENU
klinika

Me mend e me urtië

“Burrnia e nieriut nuk pranon dishprim e nxehtesië t’kotë”

27.11.2019 - 18:18

      Puna, detyra e jonë, e mira e popullit t’on lypë mend e urtië. Gjithshka t’punojmë me mend e të jemi t’urtë e të ndigjuëshem per ne daçim t’miren e vendit e t’miren e vedit. Ne ket botë mizore ç’do gjâ bân vakii, s’do veshtiresië mundet me leë per nierin, po ai qi mendon fellë e lerg âsht kurdoherë i durueshem, i qindrueshem ne urtiën e vet./Konica.al

Burrnia e nieriut nuk pranon dishprim e nxehtesië t’kotë se pse nieri prej natyres âsht vûe ne ballë t’ç’do punes qi i perket jetës shoqenore të nierëziës e prandej duhet t’punojë me mend e me urtië qi t’kalojë orët e veshtira e të gezojë t’mirat.

 

Mendja e madhe e zeza e të zott, thotë nji fjalë e motshme arbenore. Sa me arsye âsht folë. Mendimet e mdha e t’fella nierin e çojn ne marrië e ma shumë kuer nuk e ka at gjanesië e at shvillim ne trû t’vet. Puna e nierit bâhet mas kohes e duhet t’marë at rriedhë te e cilla gjindet e permblidhet pshtimi e qetësia e vedite e vendit. Shumë herë qillon qi nji njeri tuj mendue punë t’fella e qi s’kryhen e hup peshën e mendes së vet e cilla âsht teper e nevojëshme per t’kryemit e punëve t’jera.

Po t’punohet me mend e mendia po të perdorohet mas nevojës së vendit e së kohes âsht e vertetë qi fitohet qellimi ma mirë e ma me fitim. Marriët e kota janë teper t’rrezikshme e nuk të napin kurr nji fryt./Konica.al

Asht provue qi kurdoherë ata qi kan ken t’urtë e të ndigjueshem kan dalë fituesa e nj’ ata qi e kan cofë kohen me andrra e me pralla e kan hup interestin e tyne.

 

 

 

E verteta âsht kurdoherë e vertetë dhe e drejta kurdoherë e drejtë. Pra keto fjalë qi kena bâë qysh ne fillim t’artikullit duhen çmue e shikjue me at randsië qi kanë e me at drejtesië e vertetesië qi permajn.

Ka shumë shkallë mendimesh shumë shkallë t’siellunash ne ket botë. Ai nieri qi per njimend ka nji gjykim t’kthjellt e t’arsyshem e kupton udobisht qi si ne mendime ashtu dhe ne tsjelluna duhet pranue shkalla e mjesme.

Nji mendim o nji t’sjellun madheshtuer ose nji e perkhulun janë fort qesharake per diten e sodit. E mira e t’mirave âsht urtia e punimi me mend e me arsye./Konica.al

***

Muço Qulli, gazeta “Populli”, Nr. 91, 1 Korrik 1915

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”

Konica ky mësues i rreptë

“E deshi Shqipërinë aq sa e urreu”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit