MENU
klinika

Shpenzimet e buxhetit vendor

Buxheti/ Sa shkon për bonuset, ndihmën ekonomike, pensionet?

11.11.2019 - 12:27

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2020, janë parashikuar në masën 57.128 miliardë lekë.

Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.52 miliardë lekë.

Shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve, parashikohen në total në masën 4.5 miliardë lekë ose 0.3% e PBB.

-Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 600 milionë lekë.

-Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 21 miliardë lekë ose 1.2% e PBB.

-Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliard lekë ose 0.05% e PBB.

-Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbështetet arsimi dhe shëndetësia

Dërgohet në qeveri projektbuxheti për vitin 2020