Ardhja e dimrit kryesisht shoqërohet me lëkurë më të irrituar, më të thatë apo nganjëherë ndikon edhe në skuqjen e lëkurës.
Buzët po ashtu mund të dëmtohen nga kjo stinë, dhe është me rëndësi që t’i mbani në gjendje të mirë.
Edhe në dimër mund te keni buzë të lëmuara dhe të buta.
-Gjithë problemi është t’i mbrosh dhe t’i hidratosh mirë, në çdo moment të ditës: në mëngjes pasi lajmë dhëmbët, gjatë ditës dhe në darkë, para se të flemë.
-Keni parasysh se mungesa e hidratimit përshpejton tharjen e buzëve, prandaj pini ujë gjatë ditës.
-Mos harroni as që duhani përkeqëson qarkullimin e gjakut, pra, përshpejton fenomenin e plasaritjes.
-Përdorni vetëm buzëkuq me bazë të kremave apo vajrave të buta!
-Mos i lëpini buzët. Shmangni kafshimin e buzëve, apo heqjen e lëkurës së thatë!