Bylis ka surprizuar përsëri. Ballshiotët kanë fituar 1-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje. Ndërsa kuqeblutë tashmë rrezikojnë pas këtij rezultati.
Ishte Janku ai që në minutën e 16-të shënoi golin e vetëm të takimit, edhe pse më pas vendasit kanë kërkuar me ngulm golin.
Vërshëllima e gjyqtarit Blerim Ziri për mbylljen e pjesë së parë të takimit Vllaznia-Bylis është shoqëruar me kontestimin e radhës nga shkodranët ndaj kryesorit.
Trajneri Jonuz dhe gjithë pankina e Vllaznisë, pa harruar lojtarët në fushë, kanë rrethuar kryesorin duke i kërkuar llogari për disa vendime të tij.
Me shpejtësi forca të policisë kanë rrethuar gjyqtarin, duke larguar disa nga të pranishmit, ndërsa pjesën më të madhe të punës e ka bërë administratori Suad Lici, i cili ka larguar lojtarët e vet duke iu druajtur dënimeve.
Pjesa e dytë ka qenë shumë e luftuar, por nuk ka pasur gol. Bylis dhe Vllaznia vijnë nga Kategoria e Parë, por vetëm ballshiotët u bënë faktorë këtë sezon.
Vllaznia-Bylis 0-1
16′ Janku
Vllaznia: Sherri, Lekaj (60′ Ruqi), Malotaj (70′ Kojocaru), Shehi, Ualusimbi, Krymi, Marku, Kruja, Lika, Shtubina, Zogaj (60′ Uenderson).
Trajner: Mirsad Jonuz.
Bylis: Hidi, Ndreca, Janku, Goxha, Ymeralialaj, Mëllugja, Barjamaj (52′ Celis), Murataj, Qardaku (85′ Opoku), Hadroj (76′ Ukja), Guindo. Trajner: Vejlko Dovedan
Kartonë të verdhë: Lika, Krymi / Ndreca, Guindo, Hidi, Goxhaj, Hadroj, Mëllugja, Qardaku
Gjyqtar: Blerim Ziri