MENU
klinika

Uniformat e reja

Çfarë gafe, Gjermania prezanton gabim fanellat!

11.11.2019 - 22:59

Po, është e vërtetë, edhe gjermanët gabojnë. Por në nivele të tilla quhet gafë e madhe. Federata Gjermane e Futbollit ka prezantuar zyrtarisht fanellat e reja për pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në Euro 2020.

Një iniciativë që është mirëpritur nga tifozët, të cilët kanë nxituar për të bërë të tyrin modelin e ri. Por shumë prej tyre janë çuditur kur në dyqanin zyrtar online, fanellat që mund të porositnin ishin me gabime.

Emrat e futbollistit të Koln, Jonas Hector, si dhe i sulmuesit të Freiburg, Luca Waldschmidt, për çudinë e të gjithëve, ishin të shkruara gabim.

Në fillim u mendua se mos ishte ndonjë promocion i veçantë, por më pas fotot u ndryshuan gjatë pasdites duke u kthyer në versionin normal të emrave të këtyre dy futbollistëve.

“Adidas” shpjegoi edhe ngatërresën e bërë nëpërmjet një komunikate, duke siguruar tifozët se, pavarësisht porosive që mund të kishin bërë për fanellat me emrat e gabuara, në shtëpi do të merrnin ato me emrin origjinal të futbollistit. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Klubi nuk harron ish-kapitenin

Fiorentina përjetëson Davide Astorin


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin