MENU
klinika

Pritshmëritë

Çfarë po ndodh me Bypass-in e Fierit?

19.11.2019 - 11:16

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se punimet në Bypass-in e Fierit po ecin me ritëm të lartë.

Aktualisht ka mbaruar vendosja e tombinove dhe po punohet për mbushjen përreth mbikalimeve, shtresat e karrexhatës së djathtë dhe rrugët paralele.

Gjithashtu po punohet me rregullimet dhe sigurimin e urës dhe mbrojtjen nga erozioni dhe ngritja e nivelit të ujit.

Pritet që hapja e të dy korsive me të gjitha standardet në këtë aks do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, shkurtojë distancën drejt jugut dhe lidhë tre akse të rëndësishme kombëtare.