MENU
klinika

“Riorganizim për sfidën e vitit 2021”

Çfarë shkruan Rama për zgjedhjet në PS?

06.11.2019 - 19:46

Kryeministri Edi Rama deklaron se Partia Socialiste po ripërtërihet dhe riorganizohet për sfidën e vitit 2021.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë duke marrë shkas nga asambleja e PS-së që u mbajt sot në Elbasan ku do të zgjidhen delegatët e rinj të kongresit, ai përgëzoi anëtarësinë socialiste.

“ Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021

Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje të pasdites së sotme, po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive
#KrenarpërPS”, shkruan në ‘FB’ Rama.