02.11.2019 - 20:23
Chelsea ia ka dalë në një transfertë të vështirë, duke fituar 2-1 ndaj Watford. Tri pikë me vlerë për Blutë e Londrës, që “blindojnë” vendin e tretë në Premier League.
Abraham shënon që në minutën e pestë dhe cliron të tijtë shumë shpejt. Me kaq mbaron pjesa e parë, duke qetësuar të besuarit e Lampard.
Në të dytën, Pulisic në 55’ dyfishon shifrat dhe Chelsea u duk se do të merrte me lehtësi tri pikët. Por vendasit ngushtojnë në 78’ me anë të Deulefeu.
Minutat e fundit janë dramë më vete për miqtë, por gjithsesi marrin fitoren, që i bën të pretendojnë për kreun, gjithnjë nëse gabojnë dy skuadrat që janë para, Liverpool dhe Manchester City.