MENU
klinika

Flasin specialistët

Dëmtohen 18 pallate në Kurbin, banorët kalojnë natën në çadra

27.11.2019 - 09:29

Si pasojë e tërmetit në bashkinë e Kurbinit janë dëmtuar 18 pallate, banorët e të cilëve janë evakuuar dhe po qëndrojnë në çadrat pranë shkollës së mesme.

Shumë banesa në Njësitë Administrative Mamurras, Fushe-Kuqe dhe Milot kanë pësur plasaritje.

Specialistet kanë konkluduar se banesat e dëmtuara janë të pabanueshme.

Mësimi në shkolla është pezulluar dhe po bëhet verifikimi i gjendjes së shkollave nga grupet përkatëse të vlerësimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN