MENU
klinika

Tifozët grekë

“Dhimbje dhe solidaritet, kufijtë nuk i njohim”

29.11.2019 - 15:13

Popullit shqiptar këto ditë të vështira po i gjendet afër edhe Greqia. Ndërkombëtarët janë solidarizuar gjerësisht me Shqipërinë, që po kalon momente tmerri pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që mori 49 jetë njerëzish e la mbi 900 të plagosur.

Përveç ekipeve të kërkim-shpëtimit, që mbërritën në Shqipëri që në orët e para të 26 nëntorit, edhe ekipet e futbollit, ata të basketbollit, por edhe tifozët grekë, janë solidarizuar me shqiptarët.

Këtë radhë janë tifozët e Panathinaikos, që bëjnë një gjest madhështor në mbështetje të shqiptarëve, teksa në tribunën e tyre, gjatë ndeshjes me Baskonian, kanë vendosur një banderolë, në të cilën shkruhej:

“Dhimbje dhe solidaritet. Kufijtë nuk i njohim. Kurajo për gjithë popullin shqiptar”.