MENU
klinika

Presidenti I FSHF-së, takime me krerët e UEFA-s

Duka kërkon ndihma për Shqipërinë në shortin e Euro 2020

30.11.2019 - 19:55

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s, Ceferin, lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian.

Kjo temë është diskutuar edhe me këshilltarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo. Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre.

Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN