MENU
klinika

Humbën jetën prindërit dhe djali, rrëfimi tragjik

Dy djemtë e çiftit Çupi kishin 3 ditë që kishin ardhur nga emigrimi

27.11.2019 - 10:58

“Dy djemtë kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur nga emigrimi, për të vizituar në Thumanë prindërit”.

Kështu deklaron e afërmja e familjes Çupi, nga të cilët vetëm një pjesëtarë mbeti i gjallë nga tërmeti shkatërrues në Thumanë.

Erjola Jata, e afërmja tha se familja Çupi jetonte në pallatin 6-katësh prej 20 vitesh.

“Nën rrënoja ndodheshin 3 anëtarë të një familje. Vetëm njëri nga djemtë e Hajredinit shpëtoi, tjetri vdiq. Prej 20 vitesh jetonin në këtë pallat. E gjithë familja ka qenë në banesë jetonin në katin e tretë.

Në tërmetin e datës 21 shtator kanë pasur dëmtime të vogla. Plasaritje të vogla kanë pasur. S’kanë pasur anën financiare të lëviznin nga ky pallat. Hajredini ka qenë pensionist, ndërsa gruaja e papunë.

Djemtë kishin 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, njëri ishte emigrant në Greqi, dhe tjetri në Angli”, tha afërmja e kësaj familje fatkeqe.