03.11.2019 - 14:50
Songul Oden është një ndër aktoret më të njohura në Turqi.
Ajo është mjaft e njohur edhe në vendin tonë nëpërmjet disa roleve. Por më i pëlqyeri është ai i Gymyshit. Me këtë rol ajo rrëmbeu zemrat e shqiptarëve dhe vazhdon të pëlqehet edhe pas shumë vitesh.
Tashmë aktorja është 40 vjeçe dhe ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në look. Ajo i ka prerë flokët shkurt fare dhe duket si tjetër njeri.
Ky ndryshim i saj është pëlqyer shumë nga ndjekësit, të cilët sigurisht e kanë komplimentuar.