MENU
klinika

Destinacionet e para?

‘Easyjet’ prek për herë të parë tokën shqiptare

28.11.2019 - 11:15

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar sot nisjen e avionit të kompanisë prestigjioze botërore “easyJet” i cili sot ka prekur për herë të parë tokën shqiptare, duke çelur kështu linjën e re të operimeve të kësaj kompanie.

Destinacionet e para që do të realizohen nga kjo linjë janë pikërisht Milano, Itali dhe Gjenevë, Zvicër, vazhdon njoftimi.

“Kompania e fluturimeve low-cost ‘easyJet’, me qendër në Londër, e cila në flotën e saj përbëhet nga mbi 200 avionë, operon mbi 600 destinacione në 133 aeroporte të botës dhe transporton mbi 55 milion pasagjerë në vit”– bën me dije AAC.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balluku: Nuk po aksesojmë dot spitalet

Aeroporti i Rinasit fillon fluturimet/ “Lironi rrugët”