MENU
klinika

Ishte në listë pritjeje

Edy Reja zëvendëson Xhakën në Kombëtare

13.11.2019 - 10:39

Tema e ditë mbetet mosardhja e Taulant Xhakës. Ai u la jashtë listës nga trajneri Edy Reja për ndeshjen e muajit të shkuar, ndërsa këtë radhë u grumbullua për takimet ndaj Andorrës dhe Francës.

Kjo zgjedhje për t’u lënë jashtë duket se nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit, i cili ka refuzuar të bashkohet me ekipin Kombëtar dhe ka shtuar se është i dëmtuar.

Në fakt, futbollistët janë bashkuar me Kombëtaren në të shkuarën dhe në rast dëmtimesh janë larguar më pas teksa Xhaka ka zgjedhur që të mos bashkohet fare me ekipin kombëtar.

Ky refuzim, i ka hapur derën një tjetër futbollisti që të bashkohet me Kombëtaren dhe bëhet fjalë për Ergys Kaçen. Mesfushori po aktivizohet rregullisht me skuadrën e AEL Larisës në kampionatin grek duke u kthyer në protagonist me asiste dhe lojën e tij.

Ai ishte pjesë e listës shtesë dhe pritet që të bashkohet sot me ekipin kombëtar për të zënë vendin e Taulant Xhakës, me këtë të fundit që me shumë gjasa nuk do të grumbullohet më.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin