MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Ekipet durrsake mposhtin ato të kryeqytetit

10.11.2019 - 12:39

Mbrëmë janë luajtur dy takimet e para të javës së 6-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Në krye të renditjes ndodhet Teuta, që mposhti me vështirësi 78-76 Partizanin në “Asllan Rusi”.

Një takim me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan fort për toren. Po kaq e bukur edhe sda e luajtur në “Fahrie Hoti”, ku ekipi kampion i Goga Basket fitoi 82-78 ndaj Tiranës.

Bardheblutë shpresuan të fitojnë në fushën e tyre, por në fund gabuan, duke dalë kokulur nga fusha. Sot mbyllet java e 6-të me sdën Barleti Eagles-Vllaznia (ora 18:00)

BASKETBOLL – MESHKUJ, JAVA 6

Partizani – Teuta 76-78

Tirana – Goga Basket 78-82

Barleti Eagles – Vllaznia ( Sot, në “Farie Hoti”)

Renditja: Teuta 11 pikë, Goga Basket 10 pikë, Partizani 9 pikë, Vllanzia 8 pikë, Tirana 8 pikë, Barleti Eagles 5 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN