Vijon solidarizimi i skuadrave të ndryshme me gjendjen që po kalon Shqipëria pas tërmetit shkatërrimtar, teksa marrë jetën e të paktën 40 personave deri tani.
Është skuadra turke e Menemensporit që është solidarizuar me Shqipërinë, ndërkohë që te kjo skuadër aktivizohet edhe portieri Gentian Selmani.
Natyrisht kjo afërsi e treguar nga klubi e bën portierin të ndihet edhe më i familjarizuar me skuadrën, teksa të gjithë kanë formuar shqiponjën në formë respekti.
“Dua të falenderoj skuadrën time Menemenspor për solidaritetin e treguar në tërmetet që kanë ndodhur këto ditë në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për viktimat e kësaj katastrofe.
Zoti ju dhëntë forcë ta kaloni këtë traumë dhe vuajtje të gjithë atyre që kanë humbur njerezit e zemrës. Së bashku jemi më të fortë”, – shkruan Selmani.