MENU
klinika

Dyshimet e pronarit

Ende trupa nën rrënoja? Nesër rinisin kërkimet te ‘Mira Mare’

30.11.2019 - 19:26

Nesër do të rinisin sërish kërkimet në hotelin ‘Mira Mare’ në Durrës pasi pronari i këtij objekti pretendon se poshtë rrënojave ka ende njerëz.

Pavarësisht se nga ekzaminimi me sensorë dhe ekipet franceze me qen dhe mjete të tjerë ka rezultuar se poshtë rrënoja nuk ka trupa të tjerë përveç atyre që janë nxjerrë, pas këmbënguljes së pronarit nesër do të ketë sërish kërkime.

Pas kërkimeve që do të bëhen duke filluar nga paraditja e nesërme nëse do të bien pretendimet e pronarit të hotelit do të fillojë zhvendosja me ekskavator e inerteve.

Nga hotel ‘Mira Mare’ u nxorën të pajetë dy trupa Eviola Broshka që ishte balerinë dhe baristi Sotiraq Misha, ndërsa u shpëtua Adriatik Bode, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Tashmë pritet për t’u parë nëse poshtë rrënoja ka trupa të tjerë të pajetë që mund të kenë qenë në hotelin pesë katësh që u shemb.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!