MENU
klinika

Kritika NATOS e Turqisë

Erdogan pa rezerva kundër Macron: Kthejini sytë nga vetja!

29.11.2019 - 16:07

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër presidentin e Francës, Emmanuel Macron, lidhur me komentet e presidentit francez për NATO-n.

Macron, në një intervistë për gazetën britanike The Economist ditë më parë, ka thënë se NATO-s “i ka ngordhur nervi”, për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis anëtarëve.

“Së pari, kontrolloni vdekjen tuaj cerebrale. Këto deklarata janë të përshtatshme vetëm për njerëzit si ju”, tha Erdogan në një fjalim televiziv.

“Më besoni, Macron është shumë pa përvojë. Ai nuk e di çfarë do të thotë lufta kundër terrorizmit. Kjo është edhe arsyeja përse Jelekverdhët e kanë pushtuar Francën”, tha Erdogan, duke iu referuar një lëvizjeje protestuese në Francë.

Macron kritikoi të enjten edhe ofensivën ushtarake të Turqisë kundër militantëve kurdë në Siri, që u zhvillua muajin e kaluar.

Erdogan tha se Ankarja ka të drejtë të ndërhyjë në Siri, për shkak të kufirit të përbashkët.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, hodhi poshtë kritikat e presidentit francez, Emmanuel Macron, për ofensivën e Turqisë në Siri kundër milicisë kurde, duke thënë se udhëheqësi francez “sponsorizon terrorizmin”. “Ai tashmë është sponsori i organizatës terroriste dhe i pret vazhdimisht ata në pallatin presidencial Elize”, tha Cavusoglu . “Tani për tani, ka një boshllëk në Evropë, (Macron) po përpiqet të jetë udhëheqësi i saj, por udhëheqja vjen natyrshëm”, u tha ai gazetarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stoltenberg tregon përpjekjet e aleancës

“NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja”

Problemet me shpenzimet e mbrojtjes

Çfarë kërkon Macron nga NATO?