MENU
klinika

Challenge Cup

Erzeni fiton derbin e parë shqiptar në Europë

13.11.2019 - 20:13

Erzeni në volejboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 ndaj Partizanit, e vlefshme për raundin e dytë të Challenge Cup. Shijakasit kanë dominuar në të tre setet.

Ndeshja e luajtur në “Feti Borova” në Parkun Olimpik nuk ka pasur shumë histori, pasi Erzeni është më lart dhe fiton setin e parë në shifrat 25-20. Të kuqtë, edhe në shtëpinë e tyre, nuk janë treguar rivalizues.

Seti i dytë është akoma më i mirë për shijakasit, që e fitojnë thellë, në shifrat 20-15. Të kuqtë, të goditur psikologjikisht, humbin edhe setin e tretë, 20-25. Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh, në mjediset e Akademisë Goga. Por vështirë që Partizani të bëjë ndonjë mrekulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista ekskluzive me legjendën Ela Tase

“Volejbollit i fala jetën, të arrish majat, duhet punë”