MENU
klinika

Tenis

Federer nuk “vdes” kurrë, tregon klasin ndaj Djokovic

15.11.2019 - 11:01

Jo më kot Roger Federer është legjendë e tenisit. Ai edhe njëherë ka treguar klasin e tij. Tenisti zviceran fi toi 2-0 (6-4, 6-3) ndaj Novak Djokovic, në ndeshjen e fundit të grupit Bjorn Borg, të vlefshme për finalet e ATP Championship.

Përballë ishin numrat 2 dhe 3 në botë, por Federer tregoi se nuk “vdes” në këtë sport, edhe pse në moshën 38-vjeçare. Në këtë turne marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë, të ndarë në dy grupe.

Kjo ishte ndeshja e parë që dy tenistët luanin që pas finales së Ëimbledon (pati fituar Djokovic). Këtë herë, Federer bëri një ndeshje të përkryer, duke e dominuar lojën në të dyja setet dhe arriti të fitojë më meritë (ndeshja zgjati 1 orë e 13 minuta).

Zvicerani ishte perfekt, duke eliminuar rivalin serb. Sukses që kualikon tenistin zviceran në gjysmënalet e këtij turneu. Në takimin tjetër të këtij grupi, italiani Matteo Berrettini mundi 2-0 (7-6, 6-3) austriakun Dominic Thiem.

Sot luhen ndeshjet e treta edhe në grupin Andre Agassi. I kualikuar në gjysmënale është greku Stefanos Tsitsipas, që sot do të përballet me Rafael Nadal, të cilit i duhet fitorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN