MENU
klinika

Rasti i adoleshentit Jarvis Kaye

Fitoi 2,5 milionë dollarë nga Fortnite e pastaj iu ndalua përjetë ta luajë lojën

05.11.2019 - 18:07

Gjatë ditës së hënë, adoleshenti britanik Jarvis Kaye ishte kudo nëpër tituj lajmesh, pasi u zbulua se ai ishte ndaluar të luante Fortnite, pasi ishte kapur duke mashtruar.

I riu, i njohur si FaZe Jarvis, transmetoi një video të tij duke përdorur ‘aimbots’ – një taktikë që ndalohet në Fortnite.

Jarvis u ndalua menjëherë nga loja e saj nga zhvilluesi i saj, Epic Games, dhe që nga ajo kohë ka postuar një ndjesë të përlotur, duke pretenduar se ai dëshironte ta kishte ditur se sa të rënda ishin pasojat.

Dhe tani, siç shkruajnë mediat e huaja, nëna e Jarvis, Barbara Khattri, ka folur në lidhje me ndalimin e tij të Fortnite, duke pretenduar se djali i saj është i “lënduar”.

Duke folur për MailOnline, ajo ka thënë: “Jarvis bëri një gabim dhe ai e pranon atë. Por komuniteti i lojërave duhet të rimendojë se si i trajton njerëzit”.

“Ai është i thyer. Ai e do atë lojë. Ai nuk ka një fije djallëzore në trupin e tij dhe ajo që di vërtet është se për çdo gabim që nuk dëmton fizikisht një person, duhet të ketë mundësinë që të bëjë ndryshime”.

Sipas MailOnline, i rritur në një familje të klasës së mesme nga nëna e tij, e cila drejton një biznes të suksesshëm konsulence, i riu thuhet se ka grumbulluar një pasuri të vlerësuar 2 milionë funte (rreth 2,5 milionë dollarë) dhe ka fituar 27.500 funte në reklama gjatë muajit të fundit vetëm përmes kanalit të tij në YouTube me dy milion mbështetës.

Jarvis ka grumbulluar fituar rreth 2 milionë funte nga luajtja e Fortnite në kanalin e tij në YouTube, dhe fitoi 27.500 funte in në reklama vetëm gjatë muajit të fundit.