MENU
klinika

Përvjetori i parë i Pavarësisë

Flamuri kuqezi në Shkodër nga Bernandina Marubi

28.11.2019 - 13:13

      Në Shkodrën e administruar nga një Komision Ndërkombëtar, më 28 Nëntor 1913, kryetari i Bashkisë së qytetit, Muharrem Gjylbegu, organizon një ceremoni në përkujtim të përvjetorit të parë të Pavarësisë.

Në ballkonin e institucionit që drejtonte, u ngrit edhe flamuri kombëtar i qëndisur nga Bernardina Marubi, e bija e fotografit Kel Marubi.

Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësuesit e pesë Fuqive të Mëdha: Britania e Madhe, Ausrtro-Hungaria, Italia, Franca dhe Gjermania. Fjalën e hapjes e mbajtën Gjenerali Filips, guvernator i qytetit dhe kryetari i bashkisë Gjylbegu.

Ceremonia u shoqërua me këngë e thirrje patriotike për bashkim të Shkodrës me shtetin e ri shqiptar, të themeluar një vit më parë.