MENU
klinika

1.8 milion euro më shumë

Fondi për blegtorinë/ Zero dokumenta për aplikim

30.11.2019 - 15:37

Sektori bujqësor do të përfitojë plot 6.8 milionë euro subvencione në vitin pasardhës.

Fondi në dispozicion ka pësuar rritje krahasimisht me vititn 2019 në rreth 1.8 milionë euro. Skemat kombëtare për vitin e ardhshëm, ashtu edhe sikurse sivjet, do të financojnë kryesisht blegtorinë, megjithëse nuk kanë dale ende detajet se sa do të jetë mbështetja konkrete.

Sërish parashikohet që të ketë lehtësi në aplikime dhe dokumente zero, në mënyrë që fondet të përthithen lehtësisht dhe të shkojnë atje ku ka më shumë nevoja dhe kanë potencial për zhvillim. Blegtoria është nënsektori më pak i financuar ndër vite dhe qe jep kontributin më të ulët në eksporte dhe të ardhura për fermerët.

Ndërsa nëpërmjet programit IPARD, për vitin 2020, parashikohen të disbursohen 2 miliardë lekë apo 162 milionë euro, të cilat shkojnë kryesisht për mbështetjen e investimeve të mëdha, zhvillimin rural, rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve etj.

Lehtësira po shikohen edhe për procedurat tek skemat e IPARD nga Ministria e Bujqësisë dhe mbështetjen e agrobizneseve dhe fermerëve në mënyrë që këto fonde të mund të thithen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Programi IPARD/ Thirrja e dytë për aplikime

Investimet që ‘trokasin në derën’ e sektorit bujqësor

Katër objektivat kryesorë

Banka e Shqipërisë miraton buxhetin 2020