Kohëve të fundit, Ford është bërë nostalgjik dhe po fokusohet në modelet që ishin të famshme dikur
Modeli Puma që ishte shumë i famshëm dikur, është rikthyer sërish nga Ford dhe nga viti që vjen, do të jetë në dispozicion për tregun evropian.
Brenda një kohe të shkurtër, pritet që të del në shitje edhe Bronco i ridizajnuar, ndërsa ky nuk është i vetmi model i vjetër, që rikthehet në prodhim.
“Kush nuk do të donte, ta kthente sërish modelin Capri, që ka një dizajn shumë të këndshëm”, ka thënë shefi i Ford për Evropë, Amko Leenarts.
Sipas tij, ky model është shumë i mirë, por duhet të rikthehet me dizajn të përshtatshëm dhe të jetë funksional që t’i përshtatet nevojave të kohës.
Në të kaluarën, Ford ka nxjerrë shumë modele nga prodhimi, derisa vendosi që të reduktojë numrin e tyre, për të sjellë më pak dhe modern që kanë teknologji të avancuar.
Derisa, me rikthimin e Mustang, Ford konsideron se mund të kthejë në prodhim edhe një model të vjetër si Capri, që është shumë i mirë