MENU
klinika

Historike!

Gjermania ka për herë të parë një kryetar me origjinë turke

11.11.2019 - 18:14

Në Hanover, kryeqyteti i provincës shtetërore gjermane të Saksonisë së Poshtme, Partia e Gjelbër erdhi në pushtet , pas 70 vjet qeverisje nga Partia Social Demokratike (SPD), me politikanin turk Belit Onay (38) duke u zgjedhur kryetar, i pari i këtij lloji në Gjermani.

Në intervistën e parë pas fitores, Onay tha për NDR se dëshiron të ishte një “ndërtues ure” duke kontribuar në tejkalimin e ndarjeve në shoqëri, duke njoftuar se do të punonte në konceptin e nxjerrjes së automjeteve plotësisht nga qendra e qytetit Hanover.

Prindërit e Onay erdhën në Gjermani nga Stambolli në fillim të viteve 1970 si punëtorë mysafirë, dhe ai i referohet vetes si një “mysliman liberal”.

Ai u përfshi në politikë pas sulmeve nga ekstremistët e krahut të djathtë ndaj disa familjeve turke në Zolingen në maj 1993, në të cilat u vranë pesë persona.

Ndërsa ishte ende student, ai u anëtarësua në SPD, më vonë u diplomua në shkollën e drejtësisë në Hanover, ku ishte aktiv në Rrethin Demokratik të Krishterë Studentor (RCDS) për t’u bashkuar me Të Gjelbrit në 2008.

Evropa viteve të fundit ishte dëshmitare e rritjes së numrit të rasteve që lidhen me racizmin dhe islamofobinë, të shkaktuar nga propaganda e nisur nga partitë e ekstremit të djathtë.

kolana e librave

Sipas një raporti të publikuar nga grupi i ekspertëve SETA me qendër në Ankara, 676 incidente islamofobike u dokumentuan në Francë gjatë vitit 2018, një rritje prej 52 për qind kundrejt 446 rasteve gjatë vitit 2017.

Në Austri, gjatë vitit 2018 u regjistruan 540 raste të incidenteve islamofobike, krahasuar me 309 raste në vitin 2017.

Në Gjermani, në të njëjtën periudhë policia regjistroi 813 krime të urrejtjes ndaj muslimanëve, përfshirë fyerje, letra kërcënuese, sulme fizike dhe sulme kundër xhamive.

Më shumë se 100 xhami dhe institucione fetare poashtu u sulmuan.

Në Gjermani, ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian (BE) me gjithsej 81 milionë banorë, jetojnë 4.7 milionë muslimanë, popullsia më e madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në këtë vend, poashtu jetojnë 3 milionë turq.