MENU
klinika

"The Economist"

Si e fshehu Irani dëmin nga sulmi izraelit

25.04.2024 - 17:33

Nga The Economist

Kur Irani dhe Izraeli sulmuan njëri-tjetrin me raketa dhe dronë disa ditë më parë, bota mbajti frymën nga frika e përhapjes së konfliktit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Fotot e reja satelitore të publikuara nga The Economist tregojnë se çfarë bëri Irani për të shmangur dëmin, duke ndërruar një radar të shkatërruar të mbrojtjes ajrore me një të ri.

Të premten e kaluar (19 prill) në hakmarrje për breshërinë e sulmeve iraniane të fundjavës së mëparshme, avionët izraelitë besohet se kanë lëshuar disa raketa balistike nga ajri në një bazë ajrore jo shumë larg kompleksit bërthamor Natanz, afër Isfahanit, në jug të Teheranit.

Imazhet e reja të marra nga Biggers dhe të shfaqura në The Economist tani tregojnë se Irani, të nesërmen, kishte bërë një ndryshim. Zëvendësoi radarin Tombstone me një radar 96l6e ‘Cheese board’, duke e vendosur në të njëjtin vend.

Irani nuk ka gjasa të mashtrojë Amerikën apo Izraelin, të cilët të dy kanë satelitë të teknologjisë së lartë. Por radari që shërben si mbulim i lejon propaganduesit e vendit të pretendojnë se gjithçka po shkon siç duhet dhe kjo mund të ketë shmangur një krizë më të gjerë.

Një mësim i mësuar, sipas The Economist, është se Izraeli mund të godasë sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore dhe vendet e vlefshme që ata mbrojnë pa hyrë as në hapësirën ajrore iraniane.

Iran wants to punish Israel for the killing of its commanders. But its  options are limited | CNN

Mësimi i tretë dhe i fundit që nxjerr The Economist është se kjo transparencë e ofruar nga satelitët është ende e paqartë. Kompanitë satelitore amerikane kanë qenë prej kohësh subjekt i kufizimeve ligjore për publikimin e imazheve me rezolucion të lartë të Izraelit.

Megjithëse kufizimet u lehtësuan disa vite më parë, shumica e ofruesve janë ende të shqetësuar për lëshimin e imazheve nga vende të ndjeshme izraelite.

Kjo mund të ketë pasoja të pakëndshme. Mbështetësit e Iranit publikuan imazhe me rezolucion të ulët dhe të mesëm duke sugjeruar se sulmet e tyre të 13 prillit ishin shumë të sakta.

Në fakt, këto sulme ishin ndoshta më pak të sakta se sulmi i Iranit në një bazë ajrore amerikane në Irak katër vjet më parë,

Megjithatë, mungesa e provave të qarta i lejon Iranit të pretendojë fitoren. Ashtu si zëvendësimi i një radari të prishur me një tjetër, mungesa e të dhënave mund të jetë e përshtatshme për të gjithë të interesuarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN