MENU
klinika

Kosovë/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë

“Mijëra dronë me të cilat Irani sulmoi Izraelin janë në duart e Serbisë”

15.04.2024 - 19:34

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thirrur mbrëmjen e së dielës, (14 prill) Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas sulmit të paprecedentë me dronë e me raketa që Irani kreu kundër Izraelit natën mes 13 – 14 prillit 2024.

Sipas një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria, temë qendrore e këtij takimi ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

Në komunikatë thuhet se se sulmi u krye dronë Shaheed, që janë prodhim iranian.

“Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaq sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, thuhet në komunikatë.

“Institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë” vijon më tej komunikata.

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë “si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në komunikatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore

Paralajmërimi i Vuçiç: Pres lajme të këqija

“Do ta ndryshojmë qasjen në dialogun me Kosovën”

Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri

"Të enjten me Kurtin do e kemi vështirë"

‘Armëpushim’ Vuçiç-Osmani në Shkup, s’pati zënka