MENU
klinika

Futbollisti shqiptar në Francë

Gol dhe i jep kreun ekipit, “kartolinë” për Rejan

01.11.2019 - 22:29

Forma e mirë e futbollistëve shqiptarë në Europë duket se do të vërë në siklet trajnerin e Kombëtares, Edy Reja. Tashmë është një tjetër futbollist shqiptar që ka hedhur prej kohësh kandidaturën e tij për të veshur fanellën kuqezi.

Qazim Laçi, mesfushor i cili në të kaluarën ka qenë edhe kapiten i përfaqësueses Shpresa, vazhdon të shkëlqejë me ekipin e Ajacio në Ligën e dytë franceze dhe sot ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat.

Ishullorët, në radhët e të cilëve Laçi është titullar i paprekshëm, përballeshin me Rodez dhe u nevojitej një fitore për të ngjitur shkallët në klasifikim dhe marrë kreun e renditjes në Ligës 2.

Por me kundërshtarët të kthyer në mbrojtje, ishte e vështirë të gjendeshin të çara për të siguruar tri pikë të rëndësishme. Për të zgjidhur situatën mendoi pikërisht Laçi.

Ai në minutën e 55-të të ndeshjes, me një goditje të fortë, dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, që rezultoi vendimtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN