MENU

Shpërthen mesfushori kuqezi

‘Rilind’ Hyka/ Dy gola dhe sinjal Edy Reja-s

23.04.2019 - 20:58

Mesfushori i Kombëtares Kuqezi, Jahmir Hyka ka shpërthyer me një dygolësh duke rikthyer Macabbi Netanya te fitorja në kampionatin izaraelit pas 5 ndeshjes.

Hyka kishte zhvilluar një sezon për tu harruar deri para sfidës ndaj Hapoel Hadera duke numëruar në total vetëm 311 minuta të luajtuara dhe asnjë gol të shënuar.

Megjithatë 31-vjeçari shqiptari spikati në sfidën e fundit të cilën e nisi si titullar duke shënuar dy herë madje në harkun e 21 minutave në pjesën e parë.

Hyka realizoi golin e parë dhe të tretin në fitoren 3-2 të Netanya ndaj Hapoel Hadera. Këto ishin dhe dy golat e parë të Hykës në kampionatin izraelit me shtatshkurtrin shqiptar që riktheu skuadrën e tij te fitorja.

Ky sukses ka ngjallur shpresat e Macabbi Netanya për t’u kualifikuar për në Europa League sezonin e ardhshëm.

Nëse dy golat e shënuar do të pasohen nga forma e mirë, Hyka do të jetë një alternativë bindëse për mesfushën e Kombëtares, me trajnerin Reja që po ndjek me kujdes çdo lojtar.