MENU
klinika

Serie A

Mertens nuk mjafton/ Atalanta përmbys Napolin në shtëpi

22.04.2019 - 21:42

Napoli ka humbur në shtëpi me rezultatin 1-2 ndaj Atalantës.

Të besuarit e Gasperinit konfirmuan sezonin fantastik që po zhvillojnë duke marrë tre pikë të arta në transfertën e vështirë të “San Paolo-s”

Pjesa e parë, foli për napoletanët, ku pas tentativave të ndryshme ishte Dries Mertens që zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur me finte.

Napoli e mbylli në avantazh pjesën e parë, ndërkohë që e dyta rezultoi vendimtare për miqtë.

Në minutën e 69′ njeriu i momentit tek Atalanta, Duvan Zapata shfrytëzoi maksimalisht një top në zonë duke barazuar rezultatin.

Zapata ishte protagonist edhe në golin e dytë ku pas një aksioni të nisur nga Ilicic, ai shërbeu për Pasalic, i cili shënoi duke kaluar në avantazh Atalantën.

Pavarsisht përpjekjeve të Napolit për të barazuar të besuarit e Gasperinit mbrojtën mirë rezultatin dhe ndeshja përfundoi me fitoren e tyre.

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në vendin e 5-të me pikë të barabarta me Milanin dhe Romën duke u konfirmuar si një pretendent kryesor për Champions.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN