MENU
klinika

"Vault Green"

Grabitja spektakolare e muzeut historik në Gjermani

25.11.2019 - 15:54

         Grabitet një prej muzeve më të mëdhenj të artit “Vault Green” në Dresden, Gjermani. Objektet e munguara tashmë arrijnë vlerën prej afër një miliard eurosh, sikurse njofton policia gjermane.

Në muze u grabitën shumë artefakte, pasi fillimisht autorët kishin ndezur një zjarr në orët e para të mëngjesit të së hënës. Zjarri kishte ndikuar që të ndërpritet elektriciteti, duke shkëputur kështu sistemin e alarmit.

Policia gjermane tha se, kjo vjedhje është rasti më i rëndë i vjedhjes së veprave të artit në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore.

Një zëdhënës i policisë tha të hënën në mëngjes: “Mund të konfirmojmë, se ka është konstatuar një vjedhje në muzeun e Dresden-it. Personat e dyshuar janë në arrati”.

 

Sipas tabloidit “Bild”, autorët duken se i kishin shënjestruar koleksionet e bizhuterisë, duke hyrë në ndërtesë përmes një dritareje në vogël.

Muzeu ka dhjetë dhoma, me rreth tre mijë pjesë bizhuterie dhe kryevepra të tjera. Ndërtesa e këtij muzeu ishte dëmtuar shumë në Luftën e Dytë Botërore, por ishte restauruar dhe ishte hapur përsëri për vizitorët, në vitin 2006, shkruan “The Guardian”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit