Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur dje në basketbollin shqiptar, në ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës. Basketbollisti i bardhebluve, Bruno Daliu ka goditur me grushe gjyqtarin Jurgen Muho.
Lojtari humbi krejtësisht kontrollin kundrejt gjyqtarit duke e goditur me grushte të fortë dhe duke e lënë në vend. Ndeshja u ndërpre dhe gjyqtari shkoi me urgjencë në spital.
Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar basketbollistin e njohur me një eksperiencë të gjatë. Daliu numëron shumë skuadra në karrierë dhe është hera e parë që përfshihet në një situatë të tillë skandaloze.
NJOFTIMI I POLICISË – “Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale ‘Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv’.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne agrancë shtetasin: B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.