MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Hetimi i Trump ishte nevojë për Amerikën

15.11.2019 - 19:07

Ka disa arsye pse Donald Trump nuk duhet të jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Sidoqoftë, ekzistojnë vetëm dy mënyra për ta larguar atë nga zyra që ai ka zënë për tre vitet e fundit. Njëra është që të votojnë kundër tij në kutinë e votimit, të cilën amerikanët do të kenë mundësinë ta bëjnë brenda një viti. Tjetra është që Kongresi ta shkarkojë atë, një proces që filloi në Capitol Hill në shtator, dhe i cili hyri në seancën publike të mërkurën.

Ky hetim është i rrallë dhe i rëndë. Kjo është vetëm hera e katërt që ka ndodhur në historinë amerikane. Por është gjithashtu një process gati-gati gjyqësor dhe një proces i pashmangshëm politik.

Çështja kryesore gjatë javëve të ardhshme nuk është nëse Trump është fajtor. Është nëse ai ka kryer atë që kushtetuta e SHBA e përshkruan si “tradhti, ryshfet ose krime të tjera të larta dhe kundërvajtje”. Me rëndësi këtu është nëse, Trump ka përdorur fuqinë e zyrës së tij për të kërkuar që Ukraina, të ndërhyjë në fushatën zgjedhore të SHBA.

Seanca dëgjimore publike e kësaj jave theksoi papërgjegjshmërinë e lartë të veprimit të administratës, por nuk dha prova për rolin e drejtpërdrejtë të Trump.

Ky rrjet i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të detyrojë presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, të hetonte kundërshtarët politikë të Trump, përfundimisht pa sukses.

Refuzimi i Trump për të dhënë dëshmi vetë ose për të lënë stafin e tij të Shtëpisë së Bardhë ta bëjë këtë,lë shumë vend për dyshim.

Sjellja e Trump e bëri procesin të pashmangshëm; kushtetuta e bëri të domosdoshëm. Gjithsesi votuesit do të japin verdiktin përfundimtar. Sido që të jetë rezultati, pasojat do të jenë të rënda.