MENU
klinika

Nga The Economist

‘Beteja’ me Trump/ Fillim aspak i mbarë për demokratët

28.09.2019 - 14:36

Nancy Pelosi më 23 shtator njoftoi se Shtëpia po fillonte procedurat e shkarkimit kundër Presidentit Donald Trump për gjoja kërkesën ndaj qeverisë së Ukrainës për  hetim ndaj Joe Biden, dhe djalit të tij Hunter.

Në mëngjesin e 27 shtatorit ajo tha se William Barr, prokurori i përgjithshëm, kishte mashtruar. Ajo gjithashtu pretendoi se Joseph Maguire, Drejtori i Detyrës së Inteligjencës Kombëtare “theu ligjin”.

Sipas New York Times, ajo akuzon Trumpin se “ka përdorur fuqinë e zyrës së tij për të kërkuar ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020” . Ajo thotë se presidenti bëri presion ndaj Volodymyr Zelensky, presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, për të hetuar djalin e Biden, Hunter.

Kongresi tani është në një pushim dy-javor. Pelosi raportohet se dëshiron që procesi të përfundojë deri në fund të vitit, gjë që i jep asaj vetëm shtatë javë. Ajo do të duhet ta mbajë grupin e saj të përqendruar. Duke pasur parasysh numrin e veprave të pretenduara të Trump, kjo nuk do të jetë e lehtë.

Administrata Trump, ndërkohë, do të duhet të luftojë me atë që një veteran i Shtëpisë së Bardhë të Bill Klinton e përshkroi si “një vrimë të zezë politike”.

Në një paraqitje publike me misionin e Amerikës në OKB dje, ai tha se dëshironte të dijë “kush është personi që dha informacionin, sepse ky është një spiun.

Por mbase nuk ka nevojë. Në fund të fundit, demokratët kanë pritur që Trump të dënohej prej kohësh. Ai ka mbijetuar edhe pse ka kryer sulme seksuale, ka fyer John McCain dhe familjet e ushtarëve të vrarë në aksion ushtarak, edhe me hetimin e Robert Mueller.

Anketat tregojnë një rritje të vogël të mbështetjes për shkarkimin e Trumpit, por jo shumë. Nëse demokratët duan të ndryshojnë situatën, ata do të duhet të bëjnë shumë më shumë sesa bënë të enjten.