MENU
klinika

Arsyeja

Demokratët kërkesë zyrtare për shkarkimin e Trump

25.09.2019 - 11:51

Partia Demokratike e SHBA-së do të bëjnë një kërkesë zyrtare për shkarkimin e presidentit Trump, me akuzat se ai bëri presion mbi një fuqi të huaj për të dëmtuar një rival politik.

Kryedemokratja Nancy Pelosi tha se presidenti “duhet të mbahet përgjegjës”. Trump ka mohuar veprimet e gabuara dhe i quajti përpjekjet “gjueti të shtrigave”.

Ekziston një mbështetje e fortë nga Demokratët e Shtëpisë, por procedurat nuk ka të ngjarë të marrin mbështetjen e Senatit të kontrolluar nga republikanët.

Pjesë e këtij argumenti janë akuzat se Trump i ka bërë presion presidentit ukrainas, Zelensky, për të hapur një hetim zyrtar ndaj ish-zëvendëspresidentit amerikan, Jo Biden, kandidat kryesor për president nga demokratët dhe ndaj djalit të tij.

kolana e librave

Trump ka pranuar se ka diskutuar për Joe Biden me Zelensky, por mohoi që ai bëri presion ndaj presidentit ukrainas për të hetuar rivalin e tij politik. Të martën, Trump konfirmoi që po ndihmonte vendin.

Dy presidentë janë kërkuar të shkarkohen në historinë e SHBA, Andrew Johnson në 1868 dhe Bill Klinton në 1998. Por asnjëri nuk u largua nga detyra.

Richard Nixon dha dorëheqjen në gusht 1974 përpara se të mund të shkarkohej.