MENU
klinika

Detaje të reja nga skandali

Informatori i Trump, oficer i CIA-s

27.09.2019 - 12:58

Informatori, ankesa e të cilit ka çuar në nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, është oficer i CIA-s, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtari dikur ka punuar në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë New York Times, Washington Post dhe Reuters.

Informatori ka thënë se zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë bërë përpjekje “t’i fshehin” të gjitha detajet e një bisede telefonike midis Trumpit dhe presidentit të Ukrainës.

Në telefonatën e 25 korrikut, Trump thuhet se i ka bërë presion homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të hetuar rivalin e tij kryesor nga Partia Demokratike, Joe Biden.

Demokratët thonë se Trump ka kërkuar ndihmë nga jashtë për të njollosur Bidenin, i cili shihet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Trump, e ka cilësuar procesin si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”.

kolana e librave

Më shumë detaje për informatorin nuk dihen. Një avokat i tij ka paralajmëruar se përpjekja për ta identifikuar atë mund ta dëmtojë.

Ankesa e informatorit e akuzon Trumpin për “shfytëzimin e pushtetit për të kërkuar ndërhyrje nga një vend i huaj në zgjedhjet e 2020-ës në SHBA”.

Dokumenti i deklasifikuar e karakterizon sjelljen e presidentit si një “problem serioz ose flagrant” dhe si “abuzim ose shkelje të ligjit”.

Shkelja e pretenduar ka të bëjë me kërkesën e Trumpit që homologu i tij të hetojë akuzat e pabazuara kundër Bidenit.

Informatori ka thënë në ankesë se ka mësuar nga disa burime se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë ndërhyrë për t’i “mbyllur” të gjitha regjistrimet e thirrjes, veçanërisht një transkriptim zyrtar fjalë për fjalë.