MENU
klinika

Në dritën e dokumenteve të reja

Hoxha për Hoxhën: Do të luftoj për Enverin dhe Shqipërinë

23.11.2019 - 07:34

Qëndrimi i Enver Hoxhës për krerët politikë në Kosovën e viteve ’70 duket se ishte mjaft i nuancuar dhe përzgjedhës.

Në dritën e dokumenteve të reja rezulton se shteti shqiptar kishte një sens mjaft zhbirues për gjithçka ngjante në Kosovë, shkruan Konica.al.

Më 19 shtator 1970, Enver Hoxha takoi Lik Seitin, i ngarkuari shqiptar me mision diplomatik në Beograd, i cili kishte pasur një bisedë me njërin nga funksionarët më të rëndësishëm në Kosovë Fadil Hoxhën.

Sipas Seitit, “me Fadil Hoxhën kishte një ndjesi të shqiptarizmës. Fadil Hoxha ishte mjaft i brengosur për padurimin e të rinjve, të cilët nuk mund të përmbaheshin, dhe të cilët po shprehnin gjerësisht dhe hapur dashurinë për Shqipërinë dhe Enver Hoxhën”.

Fadil Hoxha i kishte thënë ambasadorit të Tiranës në Beograd se ai ishte i pari që pëlqente Enverin më shumë se këdo tjetër, por kjo, sipas tij, po i bënte gjërat më të vështira.

Në këtë bisedë, komunisti nga Gjakova kishte thënë se “nëse ka ndonjë agresion kundër Shqipërisë, ai personalisht do të bëhej ushtar lojal i Enver Hoxhës, dhe askush në Kosovë nuk do të qëndronte kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”.

Në bisedë e sipër Enveri e kishte pyetur Seitin për vlerësimet e tij për krerët politikë në Kosovë.

“Fadil Hoxha dhe Veli Deva janë më të mirët”, u përgjigj ai, “kurse Xhavit Nimani dhe Ali Shukriu janë disi më të ndryshëm. Kur Rankoviçi ishte në pushtet, Ali Shukriu ishte në pozitë më të fortë sesa Fadili dhe Veliu”.

Enveri më pas e pyeti se cili prej tyre simpatizonte me programin e Rankoviçit për Serbinë e Madhe.

Seiti ishte përgjigjur “Nuk ka dyshim se ata janë Xhavit Nimani dhe Ali Shukriu. Në të vërtetë Tito shpesh e ka trimëruar aktivitetin e Ali Shukriut dhe e ka bërë atë të njohur”. /konica.al/

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen