MENU
klinika

“Po pengoni zbatimin e projektit të Unazes së Madhe”

IKMT: Plagoset rëndë një prej punonjësve tanë, u godit nga banorët

07.11.2019 - 12:25

Përmes një deklarate IKMT njofton se një prej punonjësve të saj është plagosur gjatë kryerjes së detyrës pranë Astirit, te Unaza e Re.

“Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar.” thuhet ne njoftimin e IKMT.

Njoftimi i IKMT:
Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar.

Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe.

IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve.

Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme.