MENU
klinika

Përplasja mes të rinjve

Incident pranë ‘Qytet Studenti’/ 3 studentë në spitalin e Traumës

05.11.2019 - 11:07

Një përplasje mes disa studentëve ka ndodhur dje në ambientet e ish-mensës në qytet studenti.

Mësohet se rreth orës 17:30, ndërsa po zhvillohej leksion tek ish mensa duke qenë se godina e ekonomikut është në rikonstruksion, dy djem kanë hyrë në orën e leksionit dhe kanë ngacmuar vajzat që ishin në mësim.

Ndërkohë kanë reaguar djemtë e grupit që ishin të pranishëm në mësim duke u thënë të largohen.

Por ngjarja nuk ka mbaruar aty pasi rreth orës 19:00 përfundon leksioni djemtë përplasen jashtë.

Policia ka shoqëruar disa persona për këtë.

Ndërkohë tre të plagosurit nga sherri kanë shkuar dhe kanë marrë mjekim dhe më pas janë larguar.