MENU
klinika

Përleshja te Astiri

Ish-deputetja shpalli të vdekur, reagon qeveritari: PD kërkonte viktima

12.11.2019 - 11:39

Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh zv.sekretar i PS për për Bashkëqeverisjen e Aleancat, Petro Koçi ka reaguar pas deklaratës së ish deputetes së PD Oriola Pampuri se një nga banorët protestues të Astirit ka humbur jetën.

Ndërsa spitali përgënjeshtroi këtë fakt, duke publikuar dhe foton e banorit që po merrte ndihmë mjekësore dhe për fat nuk kishte as lëndime të mëdha, Koçi ka akuzuar PD se pikërisht të vdekur i do banorët e Astirit.

“Ish deputetja, duke shpallur te vdekur banorin, zbulon se pse i duhen PD-se banoret e Astirit!  Kishim degjuar qe kerkohet mish per top.

Por PD kerkoka mish te vdekur per topin e vet politik.

Ka dhe hallin si te balancoje 4 viktimat e 21 Janarit.

Dashuri per pushtet, jo per popull!”, shkruan në rrjetin social Koçi.