Bujar Nishani, ish-presidenti me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Rama vepron në mënyrë të tmerrshme, duke kërcënuar se do të mbyll mediat.
Nishani thekson se qeveria nuk e shpall dot gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas tij, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.
Postimi i Bujar Nishanit:
Dikush ti tregoi idiotit kryeministër që kërcënon se do të mbyllë mediat pasi na paska shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme !
Qeveria nuk shpall dot Gjendje të Jashtëzakonëshme !
Atë e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.
Shqipëria nuk është nën kërcënimin e rendit kushtetues dhe rrëzimit të rendit publik.
Qeveria dhe ky kryeministër, më mediokri dhe më elifmatraku që ka patur ndonjëherë Shqipëria në historinë e saj, mund të shpallë vetëm Gjëndjen e Emergjencës Civile prej Fatkeqësisë Natyrore.
Shqipëria është në emergjencë civile dhe ky kryeministër i paaftë deri në neveri, që nuk e ndal politikën as me fatkeqësinë e mijëra shqiptarëve, më parë se të mbyllë median të nxjerrë nga gërmadhat e vdekjes trupat e qytetarëve shqiptarë të cilët nuk i mbrojti dot nga rreziku i paralajmëruar.
Por ne lodhemi kot, ky nuk e njeh turpin dhe as detyrën.
Fatkeqësi e dyfishtë !