MENU
klinika

Pas zgjedhjes së liderit të ri

ISIS kërcënon hapur SHBA-në: Mos gëzo Amerikë…

01.11.2019 - 15:27

Menjëherë pas caktimit të liderit të ri, ISIS ka bërë një paralajmërim të fortë për SHBA.

Në një deklaratë në audio te bere nje dite me pare, grupi terrorist ka emëruar Abu Ibrahim alHashimi al-Qurayshi si liderin e ri. Ky është një emër i padëgjuar më parë në perëndim dhe besohet se është një pseudonim.

Pas vrasjes së AlBaghdadit, ISIS besohej se kishte zgjedhur si lider të ri, Abdullah Qardash, i cili po ashtu njihej si Hajji Abdullah al-Afari. Qardash, me pseudonimin “Profesori” apo “Shkatërruesi” për reputacionin e tij brutal, thuhet se ishte përzgjedhur nga Al-Baghdadi të drejtonte në rast se ai do të vdiste.

Në një njoftim nga agjencia e lajmeve të ISIS, “Amaq”, tri ditë më parë, thuhej se Al-Baghdadi e kishte caktuar Qardash të drejtonte operacionet e grupit që në muajin gusht të këtij viti, duke e bërë atë kështu “trashëgimtarin” e tij. Nuk është e qartë nëse Qardash dhe Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi janë i njëjti person.

Xhihadistët, duke folur për hakmarrje, e kanë etiketuar Presidentin Donald Trump si një “plak të çmendur” dhe u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos gëzohet për vdekjen e AlBaghdadit.

“Ne mbajmë zi për ty… komandant i besnikërisë”, tha Abu Hamza al-Quraishi. “Amerikë, nuk e kupton se Shteti Islamik është tani në krye të Europës dhe Afrikës Perëndimore? Është shtrirë nga Lindja në Perëndim. Mos gëzo Amerikë, I zgjedhuri i ri do të të bëjë të harrosh tmerrin që ke njohur mirë… dhe do t’i bëjë ditët e arritjeve të Al-Baghdadit t’ju duken të ëmbla”, thuhet në deklaratën kërcënuese të ISIS.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'do të ndodhë me organizatën?

Al-Bagdadi ka vdekur, ISIS jo!

"Diçka e madhe sapo ka ndodhur"

Amerikanët kanë vrarë udhëheqësin e ISIS?!