MENU
klinika

Pengesat për Bashkimin Monetar

Italia po luan një lojë të rrezikshme!

21.11.2019 - 12:27

Gjermania ka qenë prej kohësh e akuzuar si pengesa kryesore në rrugën e përfundimit të bashkimit monetar të Evropës.

Në fakt, Italia së shpejti mund të bëhet një pengesë më e madhe gjatë rrugës për një monedhë të vetme më të fortë dhe më të sigurt.

Italia ka qenë tradicionalisht një mbështetëse e fortë e projektit Evropian.

Sidoqoftë, italianët u bënë më të gatshëm të mbështesin hapat drejt një bashkimi më të ngushtë pas krizës së borxhit të zonës së euros dhe pas recesionit, i cili goditi shumë rëndë Italinë. Qeveritë e njëpasnjëshme dhe Banka e Italisë kritikuan pjesë të reformave të bëra në kulmin e krizës për ta bërë monedhën e vetme më elastike.

Triumfi zgjedhor i forcave eurokeptike të vitit të kaluar duke përfshirë Lidhjen dhe Lëvizjen Pesë Yje e ka përshpejtuar këtë proces.

Një aleancë e populistëve dhe elitave tani heziton gjithnjë e më shumë që të pranojë llojin e kompromiseve të nevojshme për një integrim më të madh ekonomik dhe financiar.

Ministri i financave të Gjermanisë thotë se zona e euros duhet të adresojë përqendrimin e tepërt të obligacioneve sovrane në bilancet e bankave, një problem veçanërisht i dukshëm në Itali.

Ministri italian i Financave Roberto Gualtieri menjëherë e hodhi poshtë idenë, duke thënë se do të kishte “një ndikim negativ” pasi mund të destabilizonte borxhin e qeverisë së Italisë. Guvernatori i Bankës së Italisë, Ignazio Visco, ka shprehur gjithashtu shqetësime në lidhje me rreziqet e paraqitjes së kërkesave të kujdesshme ndaj ekspozimit sovran të bankave.

Për më tepër, rreziku i ri i llogaritjes së Italisë rrezikon të dëmtojë marrëveshjet që dukeshin të zgjidhura. Qershorin e kaluar, ministrat e financave të zonës së euros ranë dakord të reformojnë Mekanizmin Evropian të Stabilitetit, fondi i shpëtimit i bashkimit monetar.

Qeveria italiane, dhe lëvizja Pesë Yje në veçanti, tani duken të alarmuara për disa nga këto ndryshime, nga frika se mund të dëmtojnë Italinë. Ky skepticizëm ndahet nga Lidhja e opozitës dhe shoqata bankare e Italisë, duke kërcënuar kështu të prishë konfirmimin e marrëveshjes së reformës ESM në një mbledhje të liderëve të BE në dhjetor.

Por Roma duket se nuk është në një pozicion shumë të mire për të marrë një qëndrim kaq kokëfortë.

Një bashkim monetar më i forte, përfshirë një bashkim të plotë bankar dhe ndoshta një formë të bashkimit fiskal, është antidoti më i mirë për të ruajtur stabilitetin financiar.

Këto lloj qëndrimesh rrezikojnë të kundërshtohen fort. Kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e euros.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bregu 'ngre alarmin', por tregon platformat e zgjidhjes...

“Evropa në krizë të thellë, në pritje të BE-së, duhet të bashkëpunojmë”